Flash News

KRYESORE

Serbia, Rama sërish kundër Bushatit: Vrasja e Ivanoviç nuk ndikoi në dialogun midis dy vendeve

Serbia, Rama sërish kundër Bushatit: Vrasja e Ivanoviç nuk

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sërish një qëndrim të kundërt nga ai i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, sa i përket çështjeve që lidhen me Serbinë. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama theksoi se vrasja e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicën e Veriut, nuk ka ndikuar në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Nga njëra anë nga biseda me presidentin e Serbisë ne konstatuam se vrasja e një përfaqësuesi të njohur të komunitetit serb në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, raportoi Rama për takimin me Aleksandar Vuçiç në Davos të Zvicrës.

Deklarata e Ramës ndryshon shumë nga qëndrimi i Bushatit në ditën e vrasjes së politikanit serb, i cili u shpreh: “Vrasja e Oliver Ivanoviç është një goditje e rëndë për dialogun, pajtimin dhe stabilitetin në Kosovë.”

Politiko.al raportoi tre ditë më parë edhe për vendimin e Ramës për të mos pranuar Bushatin në takimin me Vuçiç, rast i paprecedent sa i përket takimeve që kryeministri shqiptar zhvillon me liderët e shteteve të tjera.

A është Serbia ajo që ndan Ramën dhe Bushatin? Ministri i Jashtëm nuk ftohet nga kryeministri në takimet me presidentin serb

Ambasadorja kosovare replikon me Vuçiç: Nuk pranon të njohësh Kosovën? Mirupafshim… Mbështetet nga Ditmir Bushati

Bushati me deklaratë të ndryshme nga Rama, Meta dhe Basha për vrasjen e Oliver Ivanoviç. Pasojat ia faturon Kosovës

Të fundit