Flash News

KRYESORE

Serbia s’heq dorë, ankesë pas vendimit të Interpol ndaj Haradinajt

Serbia s’heq dorë, ankesë pas vendimit të Interpol ndaj

Serbia ka vendosur të kundërshtojë, ndonëse Interpoli e ka hequr nga lista e të kërkuarve kryeministrin Ramush Haradinaj. Ministria e Brendshme e Serbisë, MUP njofton se ka bërë një ankesë pas vendimit të Interpolit për heqje nga lista e të akuzuarve kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkë me të edhe 17 persona të tjerë. 

“Në mënyrë që të kontrollojë listën ndërkombëtare të kërkuarve në Lyon (në selinë e Interpolit) ka miratuar ankesën e UNMIK-ut dhe më 1 dhjetor 2017 vendosi që Interpol nuk do t’i trajtoj më këto urdhër arrest të Serbisë”, thuhet në një deklaratë të MUP-it, shkruajnë mediet serbe.

Kjo ministri thotë se po shqyrton mundësinë që bashkë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Krimeve të Luftës ta apelojnë vendimin e Interpolit. Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se nuk ka marrë njoftim nga Interpoli për heqjen e urdhrit të lëshuar nga gjykata serbe për Haradinajn.

Të fundit