Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Serbia shtyn zgjedhjet për shkak të pandemisë, data e re më 21 qershor
Pas mbledhjes me përfaqësuesit e partive politike, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri me dije se zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor.
Zgjedhjet në Serbi duhet të mbaheshin më 26 prill, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Më 15 mars, autoritetet serbe kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Është njoftuar se Parlamenti i Serbisë do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, më 6 maj.
Pas takimit Vuçiç tha se nuk pret që të ketë ndonjë tubim të madh zgjedhor gjatë muajit maj, ndërsa për qershor tha se do të konsultohen mjekët.
Serbia ka konfirmuar mbi 9,500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 197 viktima.