Flash News

KRYESORE

Sergio Ramos kurorëzon Griezmann, fotoja ironizuese që po acaron tifozët e Realit

Mbrëmjen e djeshme u luajt përballja për Superkupën e Evropës, mes Realit dhe Atletico Madridit, ku triumfuan këta të fundit.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-2 dhe vendimtare ishin minutat shtesë, ku Atletico përmbysi gjithçka duke ngritur trofeun.

Festa e tyre ka vazhduar edhe në rrjetet sociale dhe francezi Griezmann ka shpërndarë një foto ironizuese, teksa ai vet shfaqet i ulur në fronin mbretëror dhe Sergio Ramos i vendos kurorën.

Ky ilustrim po qarkullon shumë në rrjetet sociale dhe sigurisht nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të Realit, të cilët po vuajnë në një farë mënyrë edhe largimin e Ronaldos.

Të fundit