Flash News

KRYESORE

Sergio Ramos “provokon” Sampdoria-n, vishet me ngjyrat e ekipit italian

Ditën e djeshme, mbrojtësi i Realit të Madridit, Sergio Ramos, postoi në llogarinë e tij në “Instagram” një foto ku pozonte me një këmishë me viza blu të errëta dhe vishnje.

Ishin pikërisht ngjyrat e veshjes së tij që bënë ekipin e Sampdorias të “ëndërronte” për shërbimet spanjollit, teksa nuk nguruan të ripostonin foton e mbrojtësit me pyetjen: A jeni të sigurtë që merkatoja ka përfunduar?

Postimi ka tone ironike dhe është bërë nga faqja zyrtare e Sampdorias në gjuhën angleze, duke bërë kështu xhiron e botës.

Gjithsesi, korrespondimi i ngjyrave të “look”-ut të ri të Sergios dhe ato të fanellës së ekipit të futbollit italian nuk lënë vend për dyshime.

Por tifozët e kanë fare të qartë se ekipit gjenovez nuk ia mban xhepi të shpenzojë aq shumë në merkato, për një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në qarkullim.

Të fundit