Flash News

KRYESORE

Seria A/ Interi kalon edhe Lazio-n, kryeson i vetëm me pikë të plota (video)

Interi i Antonio Conte-s kryeson renditjen e Serisë A sërish vetëm. Zikaltrit fituan ndaj Lazio-s në “San Siro” me rezultatin 1-0 dhe pas pesë javësh të luajtura kanë grumbulluar 15 pikë. Dy ndeshjet e fundit kanë qenë teste për Interin, që fitoi në derbi e kaloi edhe bardhekaltrit.

Ndaj Lazio-s së Filipo Inzaghi-t u luajt një sfidë nervash, e përbërë nga vështirësi të mëdha të zgjidhura të gjitha nga një Handanovic i pakalueshëm. Vendasve u mjaftoi në gol i realizuar nga D’Ambrosio në minutën e 23, në të vetmin aksion të ndërtuar bukur, e më pas të mbrojtur me përkushtim e vendosmëri deri në minutën e 95.

Në fushë ishte edhe gardiani i kuqezinjve Thomas Strakosha që u dallua me pritjet e tij. Lazio mësoi humbjen e dytë në kampionat dhe ngelet në kuotën e 7 pikëve.

Java e pestë e Serisë A

Të fundit