Flash News

KRYESORE

Seria A/ Juvja kalon pa problem Spal-in, Berisha shmang humbjen e thellë (video)

Seria A/ Juvja kalon pa problem Spal-in, Berisha shmang humbjen e thellë

Juventusi kaloi edhe pengesën Spal, falë golave të Pjanic-it dhe CR7-ës. Por skuadra e Etrit Berishës mund edhe të kthehej në problem për djemtë e Sarri-t, nisur nga emergjenca në prapavijë.

Por ndeshja kurrë nuk u vu në diskutim, edhe pse gardiani i kuqezinjve u dallua gjatë gjithë takimit me pritjet e tij, duke shmangur kështu një humbje shumë më të thellë për të tijtë.

“Zonja e Vjetër” merr fitoren e pestë në gjashtë takime. Radhën e ka Liga e Kampioneve, ku rival do të jetë Bayer në Torino. Më pas një tjetër superndeshje, derbi i Italisë kundër Interit, që tani drejtohet nga ish tekniku i Juves, Antonio Conte.

Të fundit