Flash News

KRYESORE

Seria A, tjetër hap fals i Juves

Seria A, tjetër hap fals i Juves

U luajtën sot ndeshjet e javës së 13-të të Serisë A.

Rezultati që i shtangu të gjithë ishte humbja e Juventusit 3-2 në transfertë me Sampdorian.

Bardhezinjtë u zgjuan tepër vonë në përpjekjet e tyre për ta përmbysur rezultatin dhe tani ndodhen 4 pikë larg kreut të renditjes.

Benevento e Memushajt vazhdon përsëri me mallkimin, pasi ende nuk ka marrë pikën e parë në Seria A. Shqiptari nuk ishte në fushë, por ekipi i tij po barazonte 1-1 ndaj Sasuolos deri në minutën e 94-të, kur më pas shënoi Peluso, golin e fitores për miqtë.

Në sfidat e tjera, Spal dhe Fiorentina barazuan 1-1. Me të njëjtin rezultat, u mbyll edhe sfida mes Torinos dhe Chievos. Calglari fitoi në transfertë përballë Udineses, 0-1.

Të fundit