Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Seriali ‘Koronavirusi do ta ndryshojë botën'/ Numër 4: Rikthim i besimit te ekspertët seriozë
Për shumë njerëz, pandemia e koronavirusit sjell ndër mend 11 shtatorin ose krizën financiare të vitit 2008 — ngjarje që riformuluan shoqërinë, nga mënyra se si udhëtojmë dhe blejmë shtëpi, te niveli i sigurisë dhe mbikëqyrjes me të cilat tashmë jemi mësuar, dhe madje edhe te gjuha që përdorim.
Revista POLITICO anketoi më shumë se 30 njerëz të zgjuar, mendimtarë-makro, dhe ata kanë lajme për ju: Mbahuni fort. Kjo krizë mund të jetë më e madhe nga sa mendonim.
Tom Nichols është profesor në Kolegjin e Luftës Detare të ShBA-së dhe autor i The Death of Expertise
Amerika prej disa vitesh është bërë një vend thelbësisht joserioz. Ky është luksi që na ofrohet nga paqja, pasuria dhe nivelet e larta të teknologjisë së konsumatorit. Ne nuk kemi pse të mendojmë për gjërat që dikur na përqendronin mendjen - lufta bërthamore, mungesa e naftës, papunësia e lartë, niveli i lartë i interesave bankare. Terrorizmi është tkurrur te një lloj kërcënimi nocional për të cilin ne dërgojmë ushtrinë tonë në qoshet e largëta të shkretëtirës si roje paraprake e atdheut. Ne madje lartësuam në presidencë një yll të reality show-t televiziv, si një lloj sulmi populist mbi burokracinë dhe ekspertizën, që e bën shumicën e qeverisë të funksionojë çdo ditë.
Kriza e COVID-19 mund ta ndryshojë këtë në dy mënyra. Së pari, ajo i ka detyruar njerëzit të pranojnë sërish se ekziston ekspertiza. Ishte e lehtë të përçmoje ekspertët, derisa mbërriti një pandemi, dhe më pas njerëzit donin të dëgjonin nga profesionistët e mjekësisë si Anthony Fauci. Së dyti- dikush shpreson — mund t’i kthejë amerikanët drejt një serioziteti të ri, ose të paktën t'i çojë mbrapsht te ideja se qeveria është çështje e njerëzve seriozë. Dështimi kolosal i administratës Trump, si për të mbajtur të shëndetshëm amerikanët, ashtu edhe për të ngadalësuar rrënimin e ekonomisë nga efektet e pandemisë mund ta trondisë mjaftueshëm publikun për të kërkuar nga qeveria diçka tjetër përveç kënaqësisë emocionale.