Seriali ‘koronavirusi do të ndryshojë botën’/ Numër 7: Format e reja të reformës

Për shumë njerëz, pandemia e koronavirusit sjell ndër mend 11 shtatorin ose krizën financiare të vitit 2008 — ngjarje që riformuluan shoqërinë, nga mënyra se si udhëtojmë dhe blejmë shtëpi, te niveli i sigurisë dhe mbikëqyrjes me të cilat tashmë jemi mësuar, dhe madje edhe te gjuha që përdorim.

Revista POLITICO anketoi më shumë se 30 njerëz të zgjuar, mendimtarë-makro,  dhe ata kanë lajme për ju: Mbahuni fort. Kjo krizë mund të jetë më e madhe nga sa mendonim.

Jonathan Rauch është autor që shkruan për revistën The Atlantic dhe një anëtar senior i Brookings Institution.

Një grup amerikanësh ka jetuar përmes një epidemie transformuese në dekadat e fundit: burrat homoseksualë. Sigurisht, HIV / AIDS ishte (dhe është) i ndryshëm në të gjitha llojet e mënyrave nga koronavirusi, por ka të ngjarë që një mësim të hyjë në punë: murtajat sjellin ndryshime. Pjesërisht për shkak se qeveria jonë na la në baltë, amerikanët homoseksualë u mobilizuan për të ndërtuar organizata, rrjete dhe knoë-hoë që e ndryshuan vendin tonë në shoqëri dhe kanë trashëgimi të qëndrueshme edhe sot. Epidemia gjithashtu zbuloi të meta vdekjeprurëse në sistemin e kujdesit shëndetësor, dhe na hapi sytë para nevojës për mbrojtjen e martesës – zbulesa që çuan në reforma të rëndësishme. Unë nuk do të befasohem kur shoh disa ndryshime të ngjashme pas koronavirusit. Njerëzit janë duke gjetur mënyra të reja për t’u lidhur dhe mbështetur njëri-tjetrin në vështirësi; ata janë të sigurt që duan ndryshime të mëdha në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe mbase edhe në qeverisje; dhe ata do të ndërgjegjësohen rishtazi për ndërvarësinë dhe komunitetin. Nuk mund të parashikoj efektet e sakta, por jam i sigurt se do t’i shohim ato për vite me rradhë.

Seriali “koronavirusi do ta ndryshojë botën’/ Numër 6: Ceremonitë fetare do të duken ndryshe

Seriali ‘Koronavirusi do ta ndryshojë botën përjetësisht’: Numër 1/ Personalja bëhet e rrezikshme

Seriali ‘koronavirusi do ta ndryshojë botën’/ Numër 5: Më pak individualizëm