Flash News

KRYESORE

Seriali televiziv më i përfolur, transmetohet seria e parë e "Game of Thrones"

Seriali televiziv më i përfolur, transmetohet seria e parë e

Mbrëmë është transmetuar në ekranin e HBO seria e parë e sezonit final të "Game of Thrones", i cili kishte shumë dinamikë dhe ngjarje. Prej dy vitesh fansat kanë pritur që të shohin sezonin final të serialit televiziv më të përfolur dhe më të përndjekur, për të kuptuar si do të jetë fundi dhe kush do të ulet në fronin e shtatë mbretërive.

Seria e parë e këtij sezoni ishte një ribashkim mes personazheve dhe takimet emocionuese të tyre të cilët shumë prej tyre kishin 7 sezone që nuk shiheshin. Ndaj dhe kjo seri ishte e mbushur me emocione dhe momente kulminante.

Momentet më pikante të serisë së mbrëmshme ishin:

Ribashkimi i Jon Snow me Arya Stark. Kujtojmë se marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë e fortë që në serinë e parë të sezonit të parë. Arya e donte shumë vëllanë e saj dhe shpatën e tij e ka mbajtur në të gjitha sezonet.

Jon dhe Dany (Daenerys) drejtuan të dy bashkë dragonjtë. Kjo ishte hera e parë që dragonjtë lejuan dikë tjetër t`i drejtonte dhe ai ishte Jon Snow.

Një tjetër moment kulminant ishte kur Sam mori vesh se Daenerys ka djegur babanë dhe vëllanë e tij. Pavarësisht marrëdhënies së tij me babanë, i vëllai nuk ishte personazh negativ dhe ai vdiq me nder pranë të atit.

Jon Snow më në fund mori vesh të vërtetën e tij që ai është Stark dhe Targaryen. Sam i tregoi atij që Lyanna është nëna e tij e vërtetë dhe Aegon Targaryen i ati. Ajo që Jon Snoë njihte si hallën e tij, në të vërtetë është mamaja. Dhe ai më në fund e zbuloi këtë.

Seria  e parë u mbyll me përballjen e shumëpritur të Jaimie Lannister dhe Brandon Stark. Jaime është një ndër personazhet që ka ndryshuar më shumë që nga fillimi i serialit deri tani. Ai është fajtori që Brandon është në karrocë por tani është kthyer në një nga personazhet më të dashur, i cili vetëm për të mbajtur premtimin e dhënë ndaj Daenerys dhe Jon Snow, doli kundër motrës dhe të dashurës së tij, Cersei.

Të fundit