Flash News

KRYESORE

Serie A: Atalanta rikthehet me fitore, Roma dhe Lazio nuk kanë efikasitet

Serie A: Atalanta rikthehet me fitore, Roma dhe Lazio nuk kanë efikasitet

Serie A këtë pasdite ishte argëtuese me gola dhe rezultate. Atalanta u rikthye te fitorja pas humbjes me Shakhtar duke mposhtur 3-1 Lecen. Zapata dhe Gomez shënuan brenda 5 minutave në fundin e pjesës së parë, teksa në të dytën golin e gjeti edhe Gosens. Legjionari Gjimshiti luajti gjithë ndeshjen.

Roma nuk ia doli të fitonte në Olimpico përballë Cagliarit, me ndeshjen që u mbyll në barazim 1-1. Joao Pedro shënoi i pari në minutën e 26-të, ndërsa Ceppitelli bëri autogol pas 5 minutash. Tani ishullorët numërojnë 11 pikë në pesë ndeshjet e fundit.

Bologna dhe Lazio dhuruan gola dhe emocione në barazimin 2-2. U deshën 19 minuta të çmendura për të shijuar katër golat e ndeshjes. Krejci dhe Palacio kaluan dy herë në avantazh vendasit, por Immobile reagoi në të dyja rastet. Përfundimisht barazim që nuk i shërben asnjërës skuadër.

Të fundit