Flash News

KRYESORE

Serie A: Juventusi fiton me dopietën e CR7, Milani i thatë për përvjetor

Serie A: Juventusi fiton me dopietën e CR7, Milani i thatë për

Juventusi është gjithmonë i fortë, kur Cristiano Ronaldo shënon. Sot bardhezinjtë fituan 3-1 ndaj Udinezes dhe portugezi ishte njeriu i takimit.

CR7 shënoi dy gola për të ndihmuar skuadrën e tij për të fituar, fillimisht në të 9' dhe më 26 minuta më pas. Sulmuesi kryesor i kampionëve të Italisë nuk mund t'ia falte vetes të mos shënonte të paktën një gol, sepse mbrojtja kundërshtare nuk ishte edhe aq e fortë sot. Golin e tretë për Juventusin e shënoi Bonucci, ndërsa golin e vetëm të takimit për Udinezen e shënoi Pussetto.

Në ndeshjet e tjera, Milani nuk festoi me fitore 120-vjetorin e themelimit të klubit. "Djalli" u ndal në barazim 0-0 në shtëpi nga Sassuolo. Kuqezinjtë e Piolit dominuan, por pa ditur të shënojnë. Bologna, ndërkohë, mori tri pikë të arta përballë Atalantës duke fituar 2-1.

Të fundit