Flash News

KRYESORE

Sërish çadrat me vete? Ç’parashikohet nga meteorologët, në disa vende edhe reshje bore

Prej ditësh, i gjithë vendi është karakterizuar nga reshje shiu.

Ndonëse paraditen e sotme reshjet janë ndërprerë,  meteorologët e IGJEUM parashikojnë rikthimin e tyre në orët e pasdites, ndërsa ditën e nesërme pritet një shtim intensiteti.

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.16) priten reshje të dobëta. Nesër (e hënë, dt.17) pritet shtim i intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin. Në shumicën e qarqeve reshjet do të arrijnë deri mesatare, ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 12 °C

në vendet e ulëta: 4 / 8 °C

në vendet malore: -4 / 5 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.16) dhe nesër (e hënë, dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë

Të fundit