Flash News

KRYESORE

Sërish dhimbje për deputeten PS, pas djalit dhe vëllait, humb edhe nënën 

Sërish dhimbje për deputeten e Partisë Socialiste, Tatiana Piro (Nurçe).

Deputetja socialiste ka humbur një tjetër person të shtrenjtë të familjes. Piro ka humbur nënën e saj. Lajmin e konfirmon Agim Rama, fotografi i Kuvendit të Shqipërisë.

“Ngushëllime për humbjen e nënën deputetja Tatiana Piro”, shkruan Agim Rama në foton e publikuar, ku shfaqen pranë saj dy kolegët, deputetët Pjerin Ndreu dhe Flamur Golemi.

Kujtojmë, se deputetja Piro ka kaluar më herët edhe fatkeqësi të tjera të rënda në familje. Disa vite më parë, ajo ka humbur në të njëjtën ditë në një aksident automobilistik djalin dhe vëllain e saj.

Të fundit