Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Evis Nasto
Thikë, sqepar, armë zjarri e deri te hedhje nga kati i katërt i pallatit…Forma e mjete të ndryshme që i shërbejnë të njëjtit qëllim: vrasjes së bashkëshortes, nënës së fëmijëve, gruas. Nuk është skenar i një filmi, por ajo çka po ndodh përreth nesh në jetën e përditshme. Bashkim dhe Demirka Mekolli në Bllacë të Pogradecit, Fadil Kasemi dhe Fildez Hafizi në Tiranë, Fredi e Liljana Ruko në Fier, Shefit dhe Liljana Hatillari në Roskovec janë vetëm 4 ngjarjet e fundit të regjistruara në polici dhe të raportuara më pas në media nga seria e femicidit që çdo ditë e më shumë po merr përmasa tronditëse në Shqipëri. Jo vetëm për nga makabriteti i aktit, por edhe gjakftohtësia me të cilën “xhelatët” rrëfejnë më pas për krimin. Pikërisht atëherë kur gjaku i krimit në familje nuk është tharë ende, dhe njerëzit mendojnë se është arritur kulmi i monstruozitetit të dhunuesve të grave, një tjetër ngjarje “pasuron” kronikën e zezë duke zgjatur në pafundësi listën e grave që bien viktima të burrave të tyre. Një listë që vetëm këta dy muaj është shtuar me 4 viktima të tjera.
Duket gati si një “sëmundje ngjitëse” nga shpeshtësia me të cilën ndodhin dhe raportohen në media. Madje me këtë frekuencë vrasjesh, lind pyetja nëse bërja jehonë në media e rasteve të krimit në familje rrezikon të shndërrohet në një “boomerang” që stimulon akte të ngjashme?
Lorella Zanardo, kolumniste e të përditshmes italiane “Il Fatto Quotidiano” është ndër zërat që mendon se raportimi në media i rasteve të dhunës ndaj grave nuk duhet të cilësohet si kronikë e zezë, por si “politikë e keqe” që nuk ka të bëjë vetëm me gjysmën e popullsisë, por me të gjithë shoqërinë. Teksa evidenton trefishimin e kohës që njerëzit shpenzojnë për informim për shkak të përdorimit të smartphone-ve, Zanardo flet për rritje të përgjegjësisë së mediave klasike dhe atyre të reja në përzgjedhjen e informacionit dhe modeleve të dobishme që duhet të propagandohen në media sa kohë që ato ushtrojnë një ndikim në rritje tek masa. Por, çfarë duhet konsideruar si e dobishme?
Për gazetarët amerikanë Bill Kovach dhe Tom Rosenstiel, autorë të librit “Elementet e Gazetarisë”, i vlerësuar me çmimin prestigjioz Goldsmith Book Prize që akordohet çdo vit nga Universiteti i Harvardit, qëllimi i profesionit të gazetarit lidhet me diçka krejtësisht bazike: ndikimi që ka një lajm në jetët e njerëzve. Lajmi është pjesë e komunikimit që na mban ne të informuar në lidhje me dinamikën e ngjarjeve, çështjeve dhe personazheve të njohur të botës që na rrethon. Ndaj përpos argëtimit dhe interesit që mund të ngjallin lajmet që raportohen në mediat klasike dhe në portale e rrjete sociale, në thelb përfaqësojne si vlerë më të rëndësishme: dobinë e fuqizimit të publikut përmes mbajtjes së tij të informuar.
Sigurisht, kur bëhet fjalë për dhunën ndaj grave nuk duhet mohuar fakti se informimi publik mbi raste të tilla në një shoqëri patriarkale sikurse shqiptarja, ku gojëdhënat e popullit kanë trashëguar ndër breza, aksiomën “kush të rreh, të do”, ka fuqizuar ndjeshëm gratë në betejën kundër fenomenit. Ato janë shumë herë më të ndërgjegjësuara për të denoncuar bashkëshortët e tyre të dhunshëm.Nuk kanë frikë të largohen nga banesa dhe të kërkojnë ndihmë kur e kuptojnë se jeta e tyre është në rrezik.
Megjithatë statistikat e publikuara nga burime zyrtare tregojnë për një rritje të numrit të grave të dhunuara, nga 2800 në vitin 2014, në 4 mijë të tilla në vitin 2016-të. Shifrat dëshmojnë për një proporcion të zhdrejtë mes rritjes së ndërgjegjësimit dhe reduktimit të fenomenit. Më shumë gra që denoncojnë fenomenin nuk po përkthehet në më pak burra që dhunojnë. Ndoshta, fushata ndërgjegjësuese gjatë periudhës së 16 ditëve të aktivizmit kundra dhunës ndaj grave ka dështuar në përfshirjen e më shumë burrave, të cilët edhe pse i përkasin asaj kategorie sociale prej nga gjenerohet dhuna ndaj grave, e perceptojnë problemin si diçka jashtë botës së tyre, sa kohë që nuk i prek. Pikërisht në këtë drejtim media duhet të luajë një rol të rëndësishëm, duke u rrekur të mos portretizojë vetëm modele burrash që dhunojnë derisa i marrin dhe jetën grave për motive krejtësisht të dobëta dhe banale.
Burra që u bëjnë thirrje burrave të tjerë që të ndalin këtë sagë vrasjesh që duket se nuk po ka të sosur. Janë modele që nëse përcillen përmes medias mund të sjellin ndryshimin. Ashtu sikurse kjo media ka fuqinë për t’i orientuar njerëzit se si të vishen, çfarë të hanë, dhe si të rrisin fëmijët e tyre dhe deri se çfarë duhet të mendojnë, sigurisht që ka fuqinë për të ndikuar në reduktimin e këtij fenomeni që po shenjon në mënyrë të përgjakshme shoqërinë tonë.
Nëse nuk jemi në gjendje të bëjmë diçka të tillë, dhe nuk ia dalim të ndalojmë këtë dallgë gjithnjë e më në rritje të vrasjeve të vajzave dhe grave të pafajshme, atëherë fikni televizorin! Fikini të gjitha mediat!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38