Flash News

KRYESORE

Sërish dorëheqje në Shtëpinë e Bardhë, largohet avokati besnik i Donald Trump

Sërish dorëheqje në Shtëpinë e Bardhë, largohet

Një sërë lëvizjesh janë bërë së fundmi në Shtëpinë e Bardhë. Këtë herë bëhet fjalë për avokatin e presidentit amerikan Donald Trump, John Dowd.

Si fillim lajmi u bë i ditur nga Fox59, por më pas u hoq. Megjithatë, lajmi ka qarkulluar dhe në mediat e tjera të cilat citojnë burime pranë Shtëpisë së Bardhë.

 John Dowd ka qenë kreu i grupit të avokatisë në mbrojtje të Donald Trump që prej verës së vitit të kaluar dhe e ka përfaqësuar presidentin në shumë çështje ligjore që ai ka ndjekur.

Mediat shkruajnë se shkak i largimit të Dowd dyshohet të jetë mos ndjekja e këshillave ligjore që i jepeshin. Rasti më i fundit është ai kur Trump u nxitua të thonte se ishte i gatshëm të dëshmonte për hetimin e prokurorit special Robert Mueller që po investigon përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe lidhjen e mundshme mes administratës Trump dhe Kremlinit.

Të fundit