Flash News

KRYESORE

‘Sërish e fundit në rajon për biznes’, Tabaku citon raportin e ‘Doing Business’: Bashkëudhëtarja jonë për të hyrë në BE, e para

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në Facebook lidhur me një raport të “Doing Business”, që e rendiste Shqipërinë të 82-tën ndër 190 ekonomi të botës, në vendin e tretë nga fundi në Europë dhe më mirë vetëm se Malta dhe Bosnje Hercegovina.

Tabaku thotë se referuar raportit Shqipëria ka rënë me 19 venda, duke konfirmuar  sipas saj plagët e thella që ka hapur qeveria për biznesin dhe sipërmarrjet. Po ashtu ajo thekson se Maqedonia e Veriut është e para në lehtësinë e të bërit biznes.

“Shqipëria bie me 19 vende ne Doing Business!

Serish te fundit ne rajon!

Në garën rajonale për të tërhequr sa më shumë biznese Shqipëria vazhdon të rënditet e fundit. Raporti i Doing Business vazhdon të konfirmojë plagët e thella që ka hapur qeveria prej gjashtë vitesh në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes. Në renditjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor ne gjendemi jo vetëm pas vendeve si Kroacia, Greqia, Qipro, Turqia por edhe pas Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”-thekson Tabaku.

Të fundit