Flash News

KRYESORE

Sërish kërcënime në Vlorë, i vihet flaka “BMW”-së

Sërish kërcënime në Vlorë, i vihet flaka

Një automjet luksoz tip “BMV Seria 7”, është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “4 Heronjtë”, të qytetit të Vlorës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës, ndërsa mjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit Everest Meçorapaj, 27 vjeç.

Policia thotë se mjeti është djegur totalisht, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët e këtij akti dhe shkakun.

Paraprakisht pronari i mjetit ka deklaruar para forcave të policisë se nuk kishte dijeni se kush mund të ishin autorët dhe se nuk kishte konflikte me njeri. Së fundmi disa makinave i është vënë flaka në Vlorë.

Të fundit