Flash News

KRYESORE

Sërish largime në “Top Media”, mbyllet programi i humorit

Moderatorë por dhe aktorë të shumtë janë larguar nga “Top Media” këtë sezon.

Largimet nisën me ikjen e Marina Vjollcës në TV Klan, vijuan me Adi Krastën e më pas me aktorë të Portokallisë.

Tashmë mësohet se Elvis Pupa, moderator i programit humoristik, “M’fal për shprehjen” do largohet nga Digitalb.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktori i humorit, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, i ka bërë të ditur publikut se spektakli ‘M’fal për shprehjen’ nuk do të rikthehet më në ekran. Por, Pupa nuk do t’i mungojë televizionit mesa duket. Ai ka njoftuar se do rikthehet sërish në ekran me një emision të ri. 

Të fundit