Sërish lëkundje të forta në Turqi, 4 të tilla në 15 minuta

Turqia po përballet nga pasojat që la tërmeti i fuqishëm mbrëmë , i cili ishte i një magnitude 6.8 të shkallës Rihter. Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht 22 viktima dhe 1030 të plagosur. Gjithashtu dyshohet se nën rrënoja mund të jenë rreth 30 persona.

Por paslëkundjet po vështirësojnë punën e ekipeve kërkim shpëtuese. Vetëm para pak minutave Turqia u godit sërish, 4 herë brenda 5 minutave nga tre tërmete.

I pari që u shënua para 40 minutave ishte i magnitutës 5.1 të shkallës rihtër, që u pasua direkt nga tre të tjerë, përkatësisht 4.5 ; 3.7 dhe 4.4 i shkallës Rihter.