Flash News

KRYESORE

Sërish ndryshme në Prokurori, Arta Marku firmos lëvizje prokurorësh te Krimet e Rënda dhe në Shkodër

Sërish ndryshme në Prokurori, Arta Marku firmos lëvizje

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka firmosur të tjera lëvizje në organin e akuzës. Ndryshimet kanë prekur Prokurorinë e Shkodrës dhe atë të Krimeve të Rënda.

Mësohet se prokurori Anton Martini, është larguar nga drejtimi i Prokurorisë së Shkodrës dhe në vend të tij është emëruar Ylli Pjetërnikaj. Ky i fundit, më parë ka ushtruar detyrën në Tiranë si ndihmës ligjor në prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkohë, Anton Martini, i cili për gjashtë muaj drejtoi Prokurorinë e Shkodrës, do ti besohet drejtimi i një strukture te Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Të fundit