Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vijon të mbetet i lartë numri i personave të infektuar me covid-19, ndërsa vendi po bëhet gati që në 1 qershor të zgjerojë masat lehtësuese.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë evidentuar 23 raste të reja me covid-19 në Shqipëri.
Rastet e reja janë evidentuar në Tiranë, Mat, Lushnje dhe Sarandë.
"Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi.
Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë", tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.