Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Sërish probleme me Facebook-un, vidhen të dhënat e 30 milionë përdoruesve
Facebook njoftoi të Premten se 30 milionë përdoruesve u prekën nga një sulm masiv i bërë publik dy javë më parë. Reagimet në internet kanë qenë jashtëzakonisht negative.
Disa nuk mund të besojnë se pikërisht gjatë javës që kaloi, pasi Facebook lançoi produktin e vet – Portal – vjen dhe ky problem.
Hashtagu #deletefacebook ka qenë një trend në përdorim që nga skandali i Cambridge Analytica në Mars, por për disa, lajmi i së Premtes vulosi gjithçka.
Të tjerët po tregojnë për faktin se Messenger Kids, aplikacioni i Facebook për biseda për fëmijët, nuk duhet të preket nga sulme të tilla, pasi këto do të ngrenë pyetje rreth përdorimit të tij nga fëmijët.
Me një sulm të tillë, disa po bëjnë thirrje që Zuckerberg të pushohet, pasi skandalet e tij s`kanë të mbaruar, megjithëse duke pasur parasysh se Zuckerberg ka shumicën e aksioneve dhe automatikisht dhe vendimin final në kompani, kjo është jashtëzakonisht e pamundur.