Flash News

KRYESORE

Sërish probleme për lotin 1 të Unazës së Tiranës, ankimohet tenderi për mbikëqyrjen

Sërish probleme për lotin 1 të Unazës së Tiranës,

Telashet për lotin 1 të Unazës së Tiranës që po i nënshtrohet rehabilitimit nga mbikalimi te pallati me shigjeta tek rreth rrotullimi Shqiponja duket se nuk kanë të sosur. Në datë 11 janar në Komisionin e Prokurimit Publik është dorëzuar ankimimi nga një kompani private e cila kundërshton procedurën e “Supervizion punimesh,rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrotullimi Shqiponja Loti 1” e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kjo procedurë është fituar më herët nga “AVE Consulting” & “Archispace” shpk një prej tetë kompanive që morën pjesë në procedurë në shtator të këtij viti ndërkohë që ankimimi është bërë nga kompania A&E Engineering shpk.

Aktualisht procedura për vetë rehabilitimin në Lotin 1 të Unazës së Tiranës është në proces vlerësimi ofertash të cilat u hapën këtë të hënë. Gjashtë kompani shprehën interes për vijuar punimet në këtë pjesë ndër të tjera Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k, Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion, Geci sh.p.k, ANK sh.p.k, GD Granit AD Skopje dhe Baftjar Murati. Fondi limit për këtë lot është 2.2 miliardë lekë.

“Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike. Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre” bëri me dije ARRSH.

Loti 1 u ritenderua pas bërjes publik të skandalit ku kompania fituese në fazën e parë DH Albania rezultoi se kishte falsifikuar dokumentet për të plotësuar kushtet e nevojshme që e shpallën atë fituese të tenderit. Revista Monitor

Të fundit