Flash News

KRYESORE

Sërish protesta të emigrantëve në Romë, përleshen me policinë

Sërish protesta të emigrantëve në Romë, përleshen

Dhjetëra emigrantë në Itali janë përleshur gjatë ditës së sotme me policinë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qendër të Romës, pasi emigrantët nuk kanë pranuar të largohen nga sheshi pavarësisht urdhrit për dëbim. “Tgcom” shkruan se emigrantët kanë hedhur gurë dhe shishe në drejtim të policisë, ndërkohë që kjo e fundit ka përdorur kundër turmës pompat e ujit me qëllim që t’i shpërndante ata. Policia italiane në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm ka ndërhyrë për të dëbuar nga sheshi i Pavarësisë, rreth 100 emigrantë të cilët kanë kaluar natën në territorin e këtij sheshi,

Disa ditë më parë ata janë dëbuar nga ndërtesa ku strehoheshin në mënyrë abuzive mjaft pranë këtij sheshi si dhe mjaft pranë stacionit qëndror të Romës  “Termini”. Sipas raportit të Policisë, emigrantët kishin pushtuar në mënyrë abuzive territorin e ambientit të parkut përreth Sheshit të Pavarësisë, Mes tyre janë dhe mjaft familje me fëmijë. Sipas policisë ndërhyrja e forcave të rendit për t’i larguar qe një masë e detyreshme pas refuzimit nga ana e emigrantëve për t’u strehuar diku tjetër. Operacioni i mëngjesit të sotëm për të dëbuar emigrantët është shoqëruar me përleshje të dhunshme mes tyre e forcave të policisë. Emigrantët kanë përdorur kundër forcave të rendit gurë, shishe ndezëse, bombola me gaz e spec djegës etj.

Policia italiane është detyruar të përdorë substancën hidrante për shpërndarjen e tyre. Për momentin 4 emigrantë janë ndaluar nga autoritetet italiane e disa të tjerë rezultojnë me plagë të lehta nga përleshjet. Shoqata e organizata në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve kanë dënuar  operacionin e sotëm të policisë italiane duke e konsideruar të papranueshëm  përdorimin e  forcës ndaj personave që nuk kanë një vend ku të strehohen dhe që duhet të trajtohen si cdo qënie tjetër njerëzore. Po ashtu, mediat italiane raportojnë se që prej të shtunës rreth 100 emigrantë kanë bllokuar sheshin, teksa policia dëboi qindra emigrantë, pjesa më e madhe nga Afrika, jashtë një ndërtese qeveritare. Vendimi i policisë për të ndërhyrë erdhi pas informatave se refugjatët në shesh kishin planifikuar të përdornin bombola gazi.

Të fundit