Flash News

KRYESORE

Sërish protestë në Fier kundër Edi Ramës, policia përpiqet të shpërndajë qytetarët

Sërish protestë në Fier kundër Edi Ramës, policia

Qytetarë dhe simpantizantë të partive politike opozitare janë duke protestuar në qytetin e Fierit, pak metra larg vendit ku është planifikuar të zhvillojë një takim kryeministri Edi Rama.

Me dhjetëra protestues mbajnë në duar pankarta kundër kryeministrit Rama dhe i bëjnë atij thirrje që të largohet nga drejtimi i Qeverisë.

Drejtuesit e Policisë së Fierit ndodhen në vendngjarje dhe janë përpjekur që të shpërndajnë protestuesit, por ky veprim është kundërshtuar menjëherë. Kreu i PD-së në këtë qark, Luan Baci i ka bërë thirrje policisë që të mos provokojë qytetarët, të cilët janë në të drejtën e tyre për të protestuar.

Ndërkohë, për protestat e zhvilluara dje në Patos dhe Roskovec kundër Ramës, policia ka arrestuar katër persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 41 të tjerë.

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj reagon për protestën:

Ka 2 dite qe kryeministri mbledh me urdher dhe kercenime per largim nga puna, qytetare qe i perdor si dekor te shfaqeve te tij. Dergon autobuza me njerez edhe nga Vlora se nuk arrin dot te mbushe takimet.

Qe prej dites se djeshme Roskoveci, Patosi dhe Fieri jane ne shtetrrethim. Kane arrestuar ne menyre te paligjshme mbi 40 qytetare dhe kane sjelle bandat e tyre kriminale per te kercenuar qytetaret.

Gjithe qyteti i Fierit eshe i rrethuar me polici, ka sjelle FNSH qe i perdor si bodyguard personal.

Frika e ka mbytur Kryeministrin, gjen tunele e skuta.

Edi Rama dhe besniket e tij te maten mire perpara se te prekin e kercenojne qofte edhe nje qytetarte vetem, nuk do u ndahemi derisa te paguajne per shkaterrimet dhe krimet qe kane kryer.

Qytetaret protestojne paqesisht, kryeministri ka frike edhe ti shohe, dergon trupat e police se shtetit per ti shperndare

Të fundit