Flash News

KRYESORE

Sërish radhë të gjata emigrantësh në Kapshticë, pala greke pezullon punën pas plotësimit të kuotës

Sërish radhë të gjata emigrantësh në Kapshticë,

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoftuar qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar.

Më tej në njoftimim thuhet se nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Kujtojmë se në pikën kufitare të Kapshticës është krijuar radhë e gjatë emigrantësh shqiptarë dhe mjetesh që duan të kalojnë drejt shtetit helen, teksa e njëjta histori ka qenë edhe ditën e djeshme, ku qytetarët kanë kaluar natën në kufi.

Po ashtu mësohet se policia ka ngritur 2 postoblloqe në aksin që të çon drejt pikës së kalimit kufitar.

Njoftimi nga Policia Kufitare:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Të fundit