Flash News

KRYESORE

Sërish shpërthime me bombë në Sri Lanka, regjistrohen 15 të vdekur

15 persona kanë mbetur të vdekur, gjashtë prej tyre fëmijë, në shkëmbimin e zjarrit midis policisë dhe disa terroristëve në qytetin Kalmunai, në lindje të vendit.

Tre kamikazë hodhën veten në erë duke shkaktuar vdekjen e tre grave dhe gjashtë fëmijëve, brenda një shtëpie që autoritetet thanë se përdorej për organizimin e sulmeve terroriste. Tre trupa të tjerë të lidhur me bomba u gjetën jashtë banesës.

Autoritetet kishin informacion se në banesë strehoheshin anëtarë të grupit të Shtetit Islamik, që ka marrë përsipër sulmet e fundit me bombë.

253 viktima u shënuan së fundmi në disa shpërthime në Kisha dhe hotele luksoze dhe me qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Të fundit