Flash News

KRYESORE

Sërish skandal në Hollywood: Steven Seagal akuzohet për ngacmim seksual

Sërish një tjetër skandal në Hollywood sa i përket ngacmimeve seksuale. Aktori Steven Seagal është akuzuar nga aktorja Rachel Grant. Grant thotë se ai e ka sulmuar seksualisht atë në një dhomë hoteli në Sofje të Bullgarisë gjatë xhirimeve të filmit “Out for a kill”, në vitin 2002.

“Hyri në dhomën time menjëherë sapo regjisori i filmit u largua. Më sulmoi menjëherë, më grisi këmishën dhe më hodhi në krevat me forcë. Nisi të zbërthente pantallontat dhe më pas, kur pa që unë po qaja, kërkoi ndjesë dhe u largua”, thotë Rachel.

Akuzat e aktores janë mohuar nga Steven Seagal përmes përfaqësuesve ligjorë. “Klienti ynë mohon çdo akuzë dhe kontat të tillë me zonjën Grant. Nuk ka patur dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që klienti ynë të jetë përfshirë në një sulm të tillë në Sofje në 2002”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve të aktorit dhënë për BBC.

Kujtojmë që edhe aktore të tjera si  Eva LaRue dhe Jenny McCarthy e kanë akzuzuar për përdhunim më herët.

 

Të fundit