Flash News

KRYESORE

Sërish tension në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e VMRO bllokojnë Talat Xhaferrin

Sërish tension në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e VMRO

Një numër i deputetëve të VMRO-DPMNE i kanë pamundësuar hyrjen në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, kryetarit të ri Talat Xhaferri.

Ndërkohë nga BDI-ja, nuk mohojnë por as konfirmojnë lajmin, megjithatë theksojnë se kryetari i ri i Kuvendit funksionin mund ta kryej edhe nga zyra që ka pasur deri më tani.

Deputeti i VMRO-së Antonio Milloshovski në profilin e tij në facebook rikonfirmon edhe njëherë qëndrimet e deputetëve të partisë së tij.

Deputetët e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, sot në Kuvend riafirmojnë këto qëndrime.

Çdo deputet  ka mandat dhe detyrë që të respektoj dhe mbroj Rregulloren e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Asnjë ambicie politike e ndonjë politikani apo partie politike, asnjë Platformë e nënshkruar në një shtet të huaj, nuk jep të drejtë për shkelje të Rregullores si pjesë e demokracisë në Kuvend.

Tentimi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit me shkeljen e Rregullores dhe ligjeve është jolegal dhe asnjë presioni politik  atë nuk mund ta mbuloj.

Ndaj deputetëve Muhiq dhe Misovski, të cilën ndërmorën veprime në kundërshtim me rregulloren  dhe shkaktuan dhunë politike, do të ngrmë padi penale deri tek institucionet përkatëse.

Platforma e Tiranës nuk është më shumë e rëndësishme se Rregullorja e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.

Nga ana tjetër deputeti i BDI-së, Artan Grubi, thotë se: “Në Kuvend Deputetet e shumicës parlamentare bashkë me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferri janë duke kryer obligimet e tyre administrative të punës.

Grubi thotë se Xhaferi i dha udhëzimet e nevojshme administrative në atmosferë normale pune.

Të fundit