Flash News

KRYESORE

Sërish tensione Turqi-Greqi, këshilltari i Erdoganit: Ia thyejmë këmbët edhe Tsipras

Sërish tensione Turqi-Greqi, këshilltari i Erdoganit: Ia thyejmë

Sërish tensione mes Turqisë dhe Greqisë lidhur me ishujt shkëmborë dhe të pabanuar në detin Egje. Pak ditë pasi marina turke ndaloi ministrin grek të Punëve të Brendshme të shkelte në ishujt e Imias (ishujt e Karadakut në Turqisht), kryekëshilltari i Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, Yigit Bulut ka rritur edhe më shumë tensionin me deklaraten e fundit te ciles i ka bere jehone media greke “Protothema”.

Kjo media shkruan për deklaratë provokuese Turqia po kërkon një konfrontim ushtarak me Greqinë

Gjatë një emisioni në TRT, Bulut kërcënoi të gjithë ministrat grekë, e madje edhe kryeministrin Alexis Tsipras se do ia thyente duart dhe këmbët nëse do tentonte të zbarkonte në ishuj.

 “T’i thyejmë duart dhe këmbët nëse përpiqesh të zbresësh në shkëmbinjtë e Karadakut. S’ka rëndësi nëse je ministër, po të duash le të jesh edhe Kryeministër. Me popullin grek nuk kemi asnjë problem…Por nëse tenton të zbresësh në ato shkëmbinj, bëhesh më keq se Afrini (qytet në Veri të Sirisë ku ka zbarkuar ushtria turke). Në këtë gjeografi nuk ka një forcë të armatosur që mund të matet me ato të Turqisë. Të gjithë duhet të dinë vendin e tyre”, u shpreh Bulut në TRT.

Të fundit