Flash News

KRYESORE

Sërish tërmet në Shqipëri, sa ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në vendin tonë. Sipas Qendrës Sizmiologjike Evropiane-Mesdhetare lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 3.0 e shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 4 km në veri-lindje të Lushnjës dhe 33 km në jug-perëndim të Elbasanit, me një thellësi prej 10 km.

Pavarësisht se lëkundjet janë ndjerë  në Lushnjë e Elbasan, deri tani nuk raportohet për dëme materiale.

Kujtojmë se ditë e fundit, lëkundjet sizmike në zonën e Lushnjës kanë qenë të shpeshta.

Të fundit