Flash News

KRYESORE

Serumi kundër rrudhave dhe arsyeja pse shitet çdo 23 sekonda në botë  

Kur një produkt shitet ç 23 sekonda në botë, atëherë ka diçka këtu që vërtetë vlen. Ne vajzat e dimë shumë mirë se sa rëndësi ka trajtimi i lëkurës së fytyrës me produktet e duhura dhe mos të çorientohemi më shumë me informacione të ndryshme dhe sugjerime të shumta që lexojmë gjithandej. Serumi që shitet çdo 23 sekonda në botë quhet "Drops of Youth" dhe qindra njerëz e kanë lavdëruar produktin në internet, duke i dhënë një vlerësim me pesë yje (lehtësisht e gjeni tëk review-të).

Serumi freskues i ngjashëm me xhelin premton të shënjestrojë shenjat e para të plakjes falë tre qelizave burimore të fuqishme bimore nga Alpet Italiane.

Prodhuesit pretendojnë se e bën lëkurën të butë menjëherë, e rimbush me lagështi dhe rrezaton shkëlqim e një pamje rinore.

Ato që kanë më shumë informacion dhe eksperiencë me trajtimet e bukurisë, po i japin shumë kredite këtij serumi, që ndihmon dhe në zhdukjen e puçrrave apo problemeve të tjera që mund të keni me lëkurën e fytyrës apo të trupit.

Një nga përdoruesit, shkruan një review:  "Unë kam luftuar me puçrra të mëdha cistike në mjekrën time dhe njolla shtesë në faqe /ballë për rreth një vit që nga ndërprerja e kontracepsionit. Sapo fillova të përdor këtë serum ai më ka ndihmuar vërtetë që të zbeh plagët e puçrrave të mia dhe njollave ​​ekzistuese".   Një tjetër përdorues shprehet se serumi funksionon, duke shkruar: "Pasi më thanë se kisha nevojë për këtë serum për shkak të rrudhave të mprehta të ballit, e bleva direkt! Dhe duke e përdorur dy herë në ditë, kam parë rezultate të menjëherë". Në sugjerimet për serumet më të mirë për të gjitha llojet e lëkurës,  "Drops of Youth" renditet në top listë!

Të fundit