Setien e nis me revolucion te Barcelona, sa shumë ndryshime te titullarët

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, e ka nisur menjëherë me revolucion. Ai do t’i japë skuadrës fizionominë e tij dhe formacioni titullar ndaj Granandas, sfidë që do të luhet sot prej orës 21:00, nis me ndryshime.

Umtiti e nis nga formacioni titullar duke ulur Lengletin në stol. Mesfusha në mungesë të De Jong do të formohet nga Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal, ndërsa në sulm i besohet Lionel Messit dhe Antonie Griezmann. Ansu Fati është surpriza e bukur, e nis nga formacioni titullar.