Flash News

KRYESORE

Setien i sinqertë, pranon vuajtjet dhe flet për rolin e Griezmann

Setien i sinqertë, pranon vuajtjet dhe flet për rolin e Griezmann

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, nuk ka bërë çdo gjë mirë në krye të katalanasve. Ai ka fituar dy ndeshje të vuajtura, ndërsa ekipi shfaqet konfuz para porte, pavarësisht se zotërimi i topit është i admirueshëm.

Numri një i stolit ka folur para ndeshjes së radhës në kampionat kundër Valencias. Ai shpreh simpatinë e tij për ekipin kundërshtar dhe e cilëson si një sfidë mjaft të rëndësishme.

“Çdo ndeshje është ndryshe, por e kam thënë që pas ndeshjes me Ibizën që ekipi nuk ka qenë mirë. Na duhet të përmirësojmë disa gjëra. Pata frikë në Ibiza dhe për këtë gjë nuk dua të gënjej. Na duhet t’i vlerësojmë mirë gjërat dhe të dimë rrugën se si të shkojmë të fitorja. Duhet punë për t’i futur në kokë lojtarëve konceptet. Problemi është që të gjithë punojnë bashkë dhe varet se çfarë bën njëri në raport me tjetrin që kjo gjë të përmbushet.

"A më pëlqen Rodrigo? Mua më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mëdhenj. Griezmann si ‘9’? Është një opsion real. Tani nuk kemi një lojtar specifik për të bërë sulmuesin kryesor, por kemi alternativën e Griezmann, që e bën shumë mirë atë rol. Nuk është një ‘9’ i mirëfilltë, por e bën shumë mirë".

Të fundit