Flash News

KRYESORE

Setien me fat, Barcelona merr një lajm të mirë nga infermieria

Setien me fat, Barcelona merr një lajm të mirë nga infermieria

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, ka marrë një lajm të mirë, me të nisur punën e re në "Camp Nou". Mesfushori i krahut (mund ta quajmë edhe sulmues krahu), Ousmane Dembele, ka rinisur fazën e rikuperimit.

Mediat katalanase raportojnë se gjithçka po shkon mirë dhe shumë shpejt do të bashkohet me skuadrën për stërvitje në kolektiv. Setien e pret me padurim, sidomos tani që Barcelona nuk do të ketë sulmuesin Luis Suarez për katër muaj (i dëmtuar për 4 muaj në gju).

Dembele për fatin e tij të keq u operua në muskul në mes të fazës së parë. Ai ka punuar me trajner individual në Katar.

Të fundit