Flash News

KRYESORE

Setien pyetet për Manajn, tregon arsyen e grumbullimit

Setien pyetet për Manajn, tregon arsyen e grumbullimit

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Getafes. Ai ka treguar dhe arsyen e grumbullimit të Rey Manajt. Numri një i stolit ka shprehur besimin e tij absolut te futbollisti shqiptar.

Rey Manaj është një futbollist, që nuk ka qenë këtu për një kohë të gjatë, por ka karakteristikat e tij dhe mund të na ndihmojë. Duke pasur parasysh se çfarë mund të ndodhë gjatë lojës, ne kemi një zëvendësues me karakteristikat e Manajt, që na jep gjëra shtesë. Kjo është arsyeja pse e përfshiva në listë, siç është bërë me Abel Ruiz apo të tjerët.

“Ne kemi bindjen se Manaj mund të na ndihmojë. E përsëris, ka një kohë të shkurtër në këtë klub, duhet të përshtatet, por predispozicioni i tij është shumë i mirë. Nëse e mbajmë si kontigjent të ekipit të parë, kjo ndodh për shkak se i besojmë, se kemi nevojë për të. Manaj mund të kontribuojë në disa gjëra. Ne jemi duke punuar shumë edhe me akademinë. Të rinjtë do të kenë më shumë mundësi kur ekipi i parë të relaksohet”, - tha ai.

Të fundit