Flash News

KRYESORE

Seuli po trajnon ushtri për të vrarë Kim Jong Unin

Seuli po trajnon ushtri për të vrarë Kim Jong Unin

Seuli është duke përgatitur mjaft mirë një ushtri, e cila mendohet se ka në plan të ekzekutojë liderin suprem të Koresë Veriore, Kim Jong Un. Në përpjekje për të ndalur Penjanin që të ndërtojë bombën e saj bërthamore, Koreja Jugore po planifikon ta eliminojë fizikisht liderin e shtetit diktatorial komunist. Ekspertët ushtarakë të Koresë Jugore kanë thënë se kërcënimi për jetën do të bëjë që Kim të mund të frikësohet dhe për rrjedhojë të ndalojë planin e tij të tmerrshëm për të krijuar për bombë bërthamore. Ministri i Mbrojtjes të Koresë së Jugut Song Yong Moo u tha ligjvënësve në Seul se një njësi e forcave speciale do të krijohet deri në fund të vitit, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve të Koresë Jugore, njësia ushtarake në fjalë do të kishte 1 500 deri 3 000 ushtarë dhe do të ishte edhe një organ zyrtar shtetëror. Një ish-gjeneral i njohur i Koresë Jugore Shin Uon Siik u shpreh se shpresojnë se Kim do të frikësohet dhe për rrjedhojë do të tërhiqet nga “projektet e tij të tmerrshme”. “Tani mund të ndërtojmë raketa ballistike që të mund të përplasen nëpër bunkerë të thellë nëntokësorë ku do të fshihej Kim Jong Un”, tha ai. Ai shpjegoi ironikisht se në një sistem mesjetar si në Korenë Jugore, jeta e Kim është shumë më e rëndësishme sesa ajo e qytetarëve të tjerë në atë shtet.

Të fundit