Flash News

KRYESORE

Sezon pushimesh edhe për gjykatat, nuk ka seanca gjatë gushtit

Sezon pushimesh edhe për gjykatat, nuk ka seanca gjatë gushtit

Duke filluar që nga  nesër, 1 gusht do të mbyllen të gjitha Gjykatat në Shqipëri, për shkak se gjyqtarët do të marrin pushimet dhe gjatë gjithë muajit gusht nuk do të zhvillohen seanca gjyqësore.

Duke filluar nga Gjykatat e Krimeve të rënda, deri te gjykatat në rrethe, të gjitha proceset gjyqësore do të nisin në sezonin e ri të punës, në muajin shtator.

Gjyqet që do të zhvillohen, do të jenë vetëm për masa sigurie në raste kur Policia do të kryejë aksione, apo për arrestime ne flagrancë. Ndërsa, të gjitha proceset e rëndësishme si gjyqi ndaj Bandës së Shullazit pritet të rinisin në shtator.

Gjatë ditës së e janë zhvilluar shumë pak seanca në të gjitha gjykatat në vend, ndërkohë që të gjithë gjyqtarët pritet të marrin pushimet.

Përgjatë gjithë muajit gusht do të ketë vetëm gjyqtarë të gatshëm për masa sigurie dhe të gjitha kërkesat nga ana e të dënuarve, apo nga qytetarë të tjerë, do të shqyrtohen nga Gjykatat në javën e parë të muajit shtator.

Sipas Gjykatës së Tiranës dhe Gjykatës së Lartë edhe numri i kërkesave për shtyrje gjyqi ka qenë i ulët përgjatë këtyre ditëve.

Qytetarët janë të detyruar të presin muajin shtator për të rinisur gjyqet, ndërkohë që do të bëhen pranimi i kërkesave për padi, por të gjitha rastet nuk do të mund të shqyrtohen në muajin gusht.

Të fundit