Flash News

KRYESORE

Sezoni i fundit i "Game of Thrones", publikohet traileri i ri

Në Shqipëri, "Game of Thrones" nuk ka fansa në masë, por ata që i ka janë fanatikë dhe mezi po presin sezonin e fundit që do të transmetohet në ekranin e "HBO" në prill të këtij viti.

Sezoni i 8 dhe i fundit do të ketë 6 seri në total dhe të gjithë janë kureshtarë për të ditur se si do të jetë fundi i personazheve, të cilët rrezikohen seriozisht nga "Mbretëria e Natës".

Dje është publikuar traileri më i ri i këtij seriali, që na tregon shumë pak se çfarë na pret në sezonin e ri.

Arya, Sansa dhe Jon Snow shfaqen në korridorin e nëndheshëm të Winterfell-it. Teksa ecin, ata ndeshen me statujat e prindërve të tyre dhe "amanetet" që i kanë lënë njëri-tjetrit. E para që shfaqet është statuja e motrës së Ned Stark, hallës së fëmijëve Stark (që është dhe nëna e vërtetë e Jon Snow).

Traileri nis me momentin kur Jon sheh statujën e  Lyanna Stark  dhe në sfond rikthehet momenti kur ajo i kërkon Ned-it ta mbrojë djalin e saj: Ti duhet ta mbrosh atë.

Më pas, Sansa sheh statujën  e Catelyn Stark  dhe në sfond dëgjohet Catelyn teksa thotë:  Gjithë ky terror që ka ardhur në familjen time është sepse nuk munda të doja një fëmijë pa nënë (duke iu referuar Jon Snow).

Më pas, sërish në sfond rikthehet në memorien e John Snow, momenti kur Ned Stark i ka thënë atij në sezonin e parë:Ti je një Stark. Ti mund të mos kesh emrin tim, por ke gjakun tim.

Më pas, Arya, Sansa dhe Jon ndeshen me tre statujat e tyre dhe aty fillon e ngrin gjithçka.

A ka mbërritur ushtria e të vdekurve në shtëpinë e Starks-ave?

Të fundit