Flash News

KRYESORE

Sezoni nis me ndryshime në TV Klan, mbyllen dy emisione

“Merkato televizive” në Shqipëri vazhdon të marrë vëmendjen e të gjithëve. Është pikërisht kjo periudha kur bëhen ndryshimet e rëndësishme në programe televizive dhe publiku është gjithë ‘sy e vesh’ për të ditur më tepër detaje.

Nisur nga kjo, disa burime i kanë treguar News31.al se përveç ndryshimeve të mundshme në Tv Klan sa i përket emisioneve ekzistuese, do të mbyllen edhe dy prej tyre. Emisioni “Ditë për Ditë” me fokus showbiz dhe lifestyle, me moderatore kryesore Alba Çobaj nuk do të transmetohet më në shtator.

Të njëjtin ‘fat’ do të ketë edhe emisioni i gatimit “Sfida e Gatimit”, i dy shefave të kuzhinës, Alfios dhe Indrit, duke finalizuar kështu rrugëtimin e tyre 1-vjeçar në Tv Klan.

Duke marrë parasysh se të dyja këto emisione zinin një kohë të mirë të paradites dhe mesditës, na bën të besojmë se drejtuesit e Tv Klan ndoshta kanë menduar një tjetër format për të zënë këtë fashë orari edhe pse detaje të tjera ende nuk bëhen të ditura.

Të fundit