Flash News

KRYESORE

Sezoni turistik, bllokohen 17 mjete lundruese

Sezoni turistik, bllokohen 17 mjete lundruese

Policia e shtetit njofton se, në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, gjatë muajit qershor, ka bllokuar 17 mjete lundruese, nga të cilat, 1 gomone dhe 16 motorë uji, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion përkatës.

Shërbimet e Policisë Kufitare, të Delta Forcë, FNSH, të Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme kanë nisur shërbimin në të gjithë vijën bregdetare për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Gjatë kësaj fundjave ka qenë zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj e cila ka inspektuar gjithë vijën bregdetare për të parë nga afër zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta, ku pushuesit të kryejnë plazhin me qëllim mosfutjen brenda perimetrit të lejuar të motorëve të ujit.

Të fundit