Flash News

KRYESORE

Sezoni turistik, Porti Durrësit s’ka vend për ankorimin e mjeteve lundruese

Sezoni turistik, Porti Durrësit s’ka vend për ankorimin e

Sezoni i ri veror e gjen Durrësin të papërgatitur. Porti nuk ka kushte për pritjen e jahteve, kroçerave që pritet të vizitojnë qytetin gjatë verës.

Futja në efiçencë e portit të ri të peshkimit, i cili me herët shërbente për ankorimin e velierave dhe jahteve, ka bërë që në Durrës të mos ketë një vend të posaçëm për pritjen dhe qëndrimin e këtyre mjeteve lundruese.

Sipas “gazetës Panorama” problematika u ngrit nga drejtoresha e Kufirit në Durrës, Lindita Nushi në një takim në Prefekturë.

Ajo i kërkoi Autoritetit Portual lirimin e një kalate të posaçme për ankorimin e këtyre mjeteve.

“Do ishte me vend që një prej këtyre kalatave të vihej në funksion të këtyre mjeteve, skafet dhe jahtet ankoroheshin në portin e ri të peshkimit, por tani që u vu në efiçencë, s’ka më vend për ta”, u shpreh Nushi.

Të fundit