Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Sfida 10-ditore e JLo pa sheqerna dhe karbohidrate, ndryshon stilin e jetës së çiftit të ri
Papritmas, u zgjova një të shtune në mëngjes dhe kuptova se tashmë isha në mes të shkurtit. Shtrirë në krevat- duke parë një shfaqje- e shqetësuar, por shumë e rraskapitur për të menduar ndonjë plan çfarë të bëja- një mendim më erdhi: Jam në një rutinë të zakonshme. Sipërfaqësisht, gjithçka në jetën time ishte e mrekullueshme. Punoja në punën që gjithnjë kisha ëndërruar, duke drejtuar këtë website për 7 muaj. Por të kesh punën e ëndrrave, nënkupton gjithashtu se unë kisha dashur të vendosja karrierën time në fillim, të parën. Dhe vetën tim pas saj. Kjo ngutje e vazhdueshme në punë, më rezultoi të isha futur në një periudhë stresi, ku haja pa mendje dhe pa kontroll. Po të dielave? Me mendimin që kam një javë tjetër shumë të zënë përpara që më pret, vetëm porosisja pica në vend që të gatuaja ndonjë vakt të shëndetshëm. Porosia e picave më dukej alternativa më e mirë. Ariana Davis më pas vazhdon rrëfimin se si ajo vetëm në kaq pak kohë kishte fituar kaq shumë kilogramë. Gjithashtu tregon se edhe marrëdhënia e saj me të dashurin nuk ishte më në listë n e prioriteteve, sigurisht që puna gjithmonë në vend të parë. Atë pasdite në krevat, gjatë navigimit tim në Instagram, më doli para një postim i Jennifer Lopez. JLo dhe i dashuri i saj Alex Rodrigues kishin postuar diçka që ata e quanin sfidë 10 ditore."Bashkohuni me mua dhe Jennifer për një sfidë 10-ditore", kishte shkruar Rod krahas videos së tij. "Asnjë karbohidrat, asnjë sheqer. Kush është me ne?"
Diçka rreth këtij postimi më bëri të përqendroja gjithë vëmendjen time. Çfarëdo që të ishte, dashuria për muzikën e saj apo për origjinën që na lidh ne të dyjave apo nuk e di se çfarë por diçka kishte klikuar në trurin tim.
Ariana vazhdon dhe tregon se ajo jo vetëm që dëshironte të kishte peshën e dikurshme por edhe të kishte kontroll mbi vetën dhe jetën e saj dhe të ndihej më mirë. Dhe kështu ajo bashkë me të dashurin e saj mirëkuptues vendosen të hynin në këtë sfidë: 10 ditë pa karbohidrate dhe sheqerna.
Duhet të ndryshonin mënyrën e jetesës, ndaj Arianës i erdhi në ndihmë një përpilim liste i gjërave ë rëndësishme që duhen ngrënë dhe çfarë duhet shmangur.
Çfarë të hani dhe çfarë nuk mund të hani Zëvendësoni gjithçka që hani nga ushqimet e paketuara në qese. Çfarë hëngrën ata të dy gjatë sfidës 10-ditore:Mëngjesi: Të bardhën e vezës dhe proshutë me avokado ose smoothie me spinaq, qumësht, bajame dhe me manaferra. Dreka: Sallatë, sallatë dhe më shumë sallatë. Darka 1: Mish me salcë dhe me sallam dhe gjeldeti. Pasta kungulli të njomë dhe brokoli të pjekur. Darka 2: Karkaleca me gjalpë me hudhër, me oriz dhe lulelakër, avokado dhe një sallatë. Darka 3: Pulë cilantro e pjekur në skarë me hudhër, avokado dhe oriz e lulelakër.
Për snacks: Bajame të farat e lulediellit të thjeshtë; feta avokado me domate dhe një sasi e vogël kripe.
Por e gjitha kjo nuk është vetëm me ushqimin. Arianna dhe i dashuri i saj kanë bërë dhe disa ushtrime, sepse sfida 10-ditore e JLO përfshinte dhe këtë.
Dhe verdikti final: A është kjo sfidë e vlefshme? Arianna: PO. Për vetëm 10 ditë kisha humbur rreth 3 kg dhe Jay diçka më shumë se sa unë. Shkrimin e plotë dhe dietën e detajuar mund ta lexoni në linkun: Provuam sfidën 10-ditore të Jennifer Lopez pa sheqer dhe karbohidrate. Dhe funksionoi për mrekulli. Përshtati në shqip: Politiko.alView this post on Instagram