Flash News

KRYESORE

Sfida e kombinimeve të vakteve për të humbur peshë

Sfida e kombinimeve të vakteve për të humbur peshë

Çenkuela Hasa është një blogure e cila shpesh herë tregon për eksperiencat e saj personale në lidhje me ushqimin he ushtrimet fizike. Kësaj radhe aho shkruan për një regjim që ajo e ka nisur vetë, pas shumë dietave të ndryshme dhe e ka ndarë dhe me ndjekësit e saj.

“Do ju sugjeroja që nëse nisni edhe ju duhet ta alternoni me aktivitet të paktën me 40 minuta ecje alternuar me vrap do të ishte idealja. Të pini uji të paktën 2 litra në ditë. Fillojeni mëngjesin vonë rreth orës 12 dhe mbylleni darkën në orën 20:00. Deri në orën 12 konsumoni kafe, çaj dhe uji që janë me 0 kalori. Dhe vaktet dhe snack konsumojini gjatë itenerarit 12:00 – 20:00. Tani le të mos zgjatemi por të fillojmë me planin,”-shkruan blogerja.

Shembuj mëngjesesh:

  1. 6 lugë gjelle tërshërë dhe 100 gram kos pa yndyrë.

    2. Një gotë me lëng portokalli.

    3. 1 vezë të zier dhe 1 gotë qumësht

    4. 1 gotë qumësht dhe 1 fetë buke thekur.

    5. Omletë, 2 lugë gjize pa kripë.

Shembuj drekash

  1. 200 gram oriz (të gatuar me pak kripë dhe pak vaj ulliri) dhe 150 gram fileto ose e thënë ndryshe 1 cop normale.

    2. Sallatë greke

    Peshk zgare

    3. Supë me perime dhe sallatë jeshile

    4. Patate të zier 150 gram (ose e thënë ndryshe 2 kokrra mesatare)

    Brokoli 200 gram

    Fileto 150 gram

    5. Sallatë jeshile

    6. 1 fetë buke me supë

    Domate dhe kastraveca

    ½ avokado

    Omletë

Shembuj snack

1. 1 frut përveç bananes

2. 3 lugë gjizë me 1 pjeshkë

3. Sallatë me jeshile

4. Disa perime të ziera

5. Smothie

6. Kakao

7. 10 bajame me mollë jeshile

Shembuj darkash

1. Supë

2. Sallatë me 100 gram kos

3. Fileto me 2 patate të ziera

4. Perime furre me sallatë jeshile

5. Kos dhe 3 kivi

6. 1 fet buke me 1/2 avokado,domniate

“Këto ishin disa shembuj por që ka pa fund kombinime. Gjatë një regjimi për humbje ne duhet të hamë shumë thjesht dhe pa i komplikuar gatimet. Duhet të jeni të informuara se në këtë periudhë të eliminoni vajin sa më shumë,kripën dhe sheqerin do të ishte ideale ta eliminoni fare. Të keni kujdes në sasi. Sallatë dhe perime mund të hani pak më tepër sepse janë me pak kalori. Si snack do ju sugjeroja 1 herë në ditë.

Në fund të ditës mendo çfarë ke ngrënë gjatë ditës. Llogarit edhe ato kafshatat që fusim në gojë duke menduar që 1 është dhe nuk na bën keq. Nëse arrin ti mbash mend të gjitha çfarë ha do të thotë se je në rrugën e duhur. Durim sepse rezultatet nuk vijnë për 1 javë. Thjesht vazhdoni dhe shumë shpejt trupi do ua kthej mbrapsht. E gjitha ka të bëjë me vazhdimësinë. Unë fillova,fillo edhe ti”, shkruan Çenkuela.

Të fundit