Flash News

KRYESORE

Sfida e opozitës serbe, 'legjislativ paralel' në korridorin e parlamentit

Sfida e opozitës serbe, 'legjislativ paralel' në korridorin

Parlamenti serb të martën filloi sesionin e pranverës me dy senaca paralele: mazhoranca në sallën plenare kurse opozita në hollin e ndërtesës së legjislativit.

Opozita po proteston që prej fillimit të dhjetori kur ka braktisur parlamentin dhe mblidhet në protesta çdo të shtunë në qendër të Beogradit.

Deputetët e opozitës përbërë nga Partia Demokratike, Partia Social-Demokrate, Partia Popullore, Dveri dhe të pavarurit, e ka braktisur parlamentin për shkak të asaj që ata konsiderojnë shkelje të parimeve demokratike dhe pengimit të dialogut në parlamnet. Deputetet e opozitës shpalosën në hollin e parlamentit një baner ku shkruhej '1 në 5 milion'.

Seanca zyrtare u mbajt me praninë e deputetëve të Partisë Progresiste Serbe të Vuçiç dhe Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit.

Të fundit