Flash News

KRYESORE

‘Sfida më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore’, Merkel: Si duhet të sillet Europa gjatë pandemisë

‘Sfida më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore’,

Kancelarja Merkel u shpreh se kontrollimi i virusit është sfida më e madhe që prej Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë fjalës së saj të sotme në Bundestag, ajo foli edhe për solidarizimin që shtetet europiane duhet tregojnë në këto kohë të vështira.

“Kjo është sfida më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e popullit tonë,” i tha ajo Bundestag-ut.

Kancelarja paralajmëroi se një disiplinë e hekurt është e nevojshme.

“Ne nuk duhet të humbim atë që është arritur tashmë,” tha ajo, duke vlerësuar efikasitetin e sistemit të kujdesit shëndetësor të Gjermanisë dhe ndihmën e forcave të armatosura në përpjekjen kombëtare.

 “Europa nuk është Europa nëse shtetet nuk mbështesin njëra tjetrën në këtë periudhë emergjence. Në këtë krizë, ne gjithashtu kemi për detyrë të tregojmë se duam të jemi si Evropa. Jetojmë të kohë të jashtëzakonshme. Një gjë është e qartë, ne do të duhet të jemi të përgatitur të japim kontribute më të larta në buxhetin evropian”, shtoi Merkel.

Të fundit