Flash News

KRYESORE

Sfida për Shqipërinë, zgjidhet kryetari i ri i partisë

Sfida për Shqipërinë, zgjidhet kryetari i ri i partisë

Partia Sfida për Shqipërinë ka zgjedhur kryetarin e ri administrativ, pas largimit të Hektor Ruçit. Anëtarët e partisë kanë zgjedhur kryetare Blerina Turdiu Kokonën, nëpërmjet një votimi të fshehur, në bazë të parimit ‘një anëtar një votë’.

Sfida për Shqipërinë ka një mënyrë të ndryshme organizimi nga partitë e tjera shqiptare, ku kryetari administrativ ka funksione të tjera nga drejtuesi politik i partisë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, drejtuesi politik ishte Gjergj Bojaxhi, i cili është zgjedhur anëtar i kryesisë administrative së bashku me Arben Gjoni, Artion Zotkaj, Dritan Naumi, Dorjan Sanxhaku , Fatjon Gjinaj, Gentjan Hasa, Gjergj Bojaxhi, Gjystina Golloshi, Medlir Mema, Merita Zaloshnja, Merkur Zeqiri dhe Ridvald Dhimo.

Më 25 qershor, Sifda nuk arriti të siguronte një mandat deputeti për Kuvendin e ri.

Të fundit