Flash News

KRYESORE

Sfida me Spanjën, Kombëtarja jonë nuk ka asnjë qendërmbrojtës

Sfida me Spanjën, Kombëtarja jonë nuk ka asnjë

Duhen edhe dy javë nga grumbullimi i radhës për kuqezinjtë, mirëpo Shqipëria duket më e përgjysmuar se kurrë përpara dy sfidave me kundërshtarët më të vështirë në grup: Spanja dhe Italia.

Kristian Panuçi vazhdon të marrë lajme negative nga futbollistët e kombëtares shqiptare. Dje janë dëmtuar dy lojtarë të tjerë, të cilët, në ndeshjet e radhës ndaj Spanjës dhe Italisë, me shumë mundësi, do të luanin si titullarë.

DËMTIMET – Gjatë ndeshjes së Bundesligës mes Bajer Leverkusenit dhe Frajburgut, mesfushori Amir Abrashi la fushën e lojës në minutën e 28-të duke çaluar. Gjatë një dyluftimi në mesfushë, futbollisti shqiptar u shtri në fushë dhe bëri me shenjë për t’u zëvendë- suar, pasi nuk mund të vazhdonte më.

Shenjat e para tregojnë se mund të jetë një dëmtim i rëndë, por gjithçka do të mësohet më saktësisht pas kryerjes së analizave. Ndërkohë edhe Berat Gjimshiti ka pësuar një dëmtim, i cili e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve të Beneventos për ndeshjen e sotme ndaj Napolit.

Mbrojtësi ka postuar një video në rrjetet sociale, ku tregon se është duke bërë terapi për të kaluar dëmtimin. Edhe për të nuk dihet se sa mund të qëndrojë jashtë fushave. Nëse Abrashit dhe Gjimshitit i shtojmë edhe Ajetin që u dëmtua të shtunën, Balajn që ka disa kohë i dëmtuar, Kukelin, Roshin dhe Mavrajn që janë të pezulluar, kuptohet lehtësisht që kombëtarja shqiptare është në një emergjencë totale për futbollistë para dy ndeshjeve tepër të vështira. /Panorama Sport

 

Të fundit